e martë, 16 dhjetor 2014

PETER PAN

 Me 15.12.2014,nxënësit e shkollë tonë prezentuan dramëm PETER PAN

Momente nga drama

e hënë, 10 shtator 2012

Njoftim

Ju,njoftoj se prej këtij viti shkollor 2012/2013 do të
keni mundësi të merrni informata të ndryshme për
punën në shkollën tonë "Dervish Cara" në
www.dervishcara.blogspot.com (kliko mbi linkun)

e hënë, 21 maj 2012

PËR NOTIMIN dhe INTERVENIMIN

Kur notimi nuk ndihmon për të mësuar dhe nuk është real,nuk janë fajtor vetëm arsimtarët,por janë edhe nxënësit,prindërit dhe njerëz me ndikim në arsim dhe shoqëri.Çdo njëri prej ato që u përmendën më lartë duhet të marr pjesën e vetë të përgjegjësisë në ndërtimin e sistemit të vlerave në arsim në të gjitha nivelet(fillor,të mesëm dhe univerzitar).Nëse ne arsimtarët,prindërit,drejtorët dhe njerëzit me ndikim në shoqëri nuk jemi shembull për nxënësit-fëmijët tanë se si duhet të sillemi dhe si ta kryejmë punën tonë,nuk do të kemi të drejtë të shprehim zemërimin tonë ndaj tyre.Nëse ata, duke u shkolluar nëpër shkolla dhe univerzitete janë mësuar të shfrytëzojnë dobësitë tona për të aritur deri te nota,nuk duhet të çuditemi se si sillen në shoqëri.

SHEMBULLI I KEQ=REZULTATI I DOBËT

Prandaj të nderuar nxënës dhe të gjithë ata që përmendën më lartë ju këshilloj të shiqoni filmat e vizatuar të përgatitur nga ana e ekipit të PAF-it-PROJEKTIT PËR ARSIMIN FILLOR nga USAID-i.



Veza
Shkarko ose shiko filmin e vizatuar.

Intervenimi

Shkarko ose shiko filmin e vizatuar.

Këshilla

Shkarko ose shiko filmin e vizatuar.Veza
Dallimi

e premte, 23 dhjetor 2011

Punime ne Geogebra-per kl.VI

Për ti shikuar punimet ne geogebra duhet ta shkarkoni programin
e Geogebres(te kl.VIII).
Pasi te klikoni paraqiten punimet,por qe ti shkarkoni te gjitha menjiher klikoni:
-File dhe
- download original.

e shtunë, 10 dhjetor 2011

Informim-për nxënësit e kl.VI

Ju informoj se për të ''lexuar'' më mirë këndet në mësimet e shkarkuara në kompjuterin tuaj duhet të keni fontin grek. Shkarkoni këtu. Fonti grek Pasi te shkarkohet duhet të depaketohet dhe pastaj të instalohen(kopjohen). Instalimi. -Start -Control panel -Fonts Copjoni fontet dhe bartëni te Fonts.

e shtunë, 10 shtator 2011

Pse me prezentim në PowerPoint ?




Arsimtari gjatë zhvillimit të mësimit në PowerPoint, me zbatim të animimeve që i mundëson programi vizatimet e ndërlikuara i ka të gatshme,mundet ti përsërite sa ka nevoj, nuk është i këthyer ka tabela,ka kontaktë të përhershëm me nxënësit, përcjell punën e nxënësve ,ka më shumë kohë për tu ndihmuar dhe dhënë sqarime nxënësëve.
Zhvillimi i njësive mësimore në këte mënyrë ka edhe anët negative të veta.Veçanrisht orët e para të realizuara-disa nxënës duket se e ''përcjellin'' mësimin,por në realitet janë të humbur.Prandaj nxënësi njësitë mësimore të realizuara në këte mënyrë mundet ti marrin dhe hap pas hapi ti përsëritin ose ti mësojnë në shtëpi.
Pasi njësitë mësimore janë të përgatitura me shpejtësi- për të aritur që të zhvillohen njësitë mësimore, mundet të ketë dhe gabime të natyrës së ndryshme. Prandaj kërkoj falje nga nxënësit dhe arsimtarët.Mundet të më paraqiten me postë elektronike-email: isak_ramadani@yahoo.com ,që në të ardhmen të përmisojmë gabimet.