e shtunë, 10 shtator 2011
Pse me prezentim në PowerPoint ?
Arsimtari gjatë zhvillimit të mësimit në PowerPoint, me zbatim të animimeve që i mundëson programi vizatimet e ndërlikuara i ka të gatshme,mundet ti përsërite sa ka nevoj, nuk është i këthyer ka tabela,ka kontaktë të përhershëm me nxënësit, përcjell punën e nxënësve ,ka më shumë kohë për tu ndihmuar dhe dhënë sqarime nxënësëve.
Zhvillimi i njësive mësimore në këte mënyrë ka edhe anët negative të veta.Veçanrisht orët e para të realizuara-disa nxënës duket se e ''përcjellin'' mësimin,por në realitet janë të humbur.Prandaj nxënësi njësitë mësimore të realizuara në këte mënyrë mundet ti marrin dhe hap pas hapi ti përsëritin ose ti mësojnë në shtëpi.
Pasi njësitë mësimore janë të përgatitura me shpejtësi- për të aritur që të zhvillohen njësitë mësimore, mundet të ketë dhe gabime të natyrës së ndryshme. Prandaj kërkoj falje nga nxënësit dhe arsimtarët.Mundet të më paraqiten me postë elektronike-email: isak_ramadani@yahoo.com ,që në të ardhmen të përmisojmë gabimet.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment