e premte, 23 dhjetor 2011

Punime ne Geogebra-per kl.VI

Për ti shikuar punimet ne geogebra duhet ta shkarkoni programin
e Geogebres(te kl.VIII).
Pasi te klikoni paraqiten punimet,por qe ti shkarkoni te gjitha menjiher klikoni:
-File dhe
- download original.

e shtunë, 10 dhjetor 2011

Informim-për nxënësit e kl.VI

Ju informoj se për të ''lexuar'' më mirë këndet në mësimet e shkarkuara në kompjuterin tuaj duhet të keni fontin grek. Shkarkoni këtu. Fonti grek Pasi te shkarkohet duhet të depaketohet dhe pastaj të instalohen(kopjohen). Instalimi. -Start -Control panel -Fonts Copjoni fontet dhe bartëni te Fonts.

e shtunë, 10 shtator 2011

Pse me prezentim në PowerPoint ?




Arsimtari gjatë zhvillimit të mësimit në PowerPoint, me zbatim të animimeve që i mundëson programi vizatimet e ndërlikuara i ka të gatshme,mundet ti përsërite sa ka nevoj, nuk është i këthyer ka tabela,ka kontaktë të përhershëm me nxënësit, përcjell punën e nxënësve ,ka më shumë kohë për tu ndihmuar dhe dhënë sqarime nxënësëve.
Zhvillimi i njësive mësimore në këte mënyrë ka edhe anët negative të veta.Veçanrisht orët e para të realizuara-disa nxënës duket se e ''përcjellin'' mësimin,por në realitet janë të humbur.Prandaj nxënësi njësitë mësimore të realizuara në këte mënyrë mundet ti marrin dhe hap pas hapi ti përsëritin ose ti mësojnë në shtëpi.
Pasi njësitë mësimore janë të përgatitura me shpejtësi- për të aritur që të zhvillohen njësitë mësimore, mundet të ketë dhe gabime të natyrës së ndryshme. Prandaj kërkoj falje nga nxënësit dhe arsimtarët.Mundet të më paraqiten me postë elektronike-email: isak_ramadani@yahoo.com ,që në të ardhmen të përmisojmë gabimet.